Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Neymar jashtë fushave 1 muaj, humbet sfidën me Realin?

Analizat e detajuara në kaviljen e këmbës së djathtë të Neymar kanë trazuar të gjithë ambientin te Paris Saint Germain. Edhe pse fillimisht lajmet ishin inkurajuese dhe se braziliani do të ishte gati për duelin shumë të rëndësishëm ndaj Realit të Madridit në Champions League, gjasat më të mëdha janë që O’ney të mungojë në këtë supersfidë që vlen kualifikimin në çerekfinalet e kompeticionit. Dëmtimi në kavilje që pësoi Neymar në sfidën  e fundit të kampionatit francez ndaj Marseille është më i rëndë sesa u mendua fillimisht. Klubi i Paris Saint Germain nuk ka dhënë detaje për kohën e rikuperimit të sulmuesit të Seleçaos por futbollistë të tjerë për një dëmtim të ngjashëm të Neymar kanë qëndruar 1 muaj pushim dhe nëse kjo ndodh edhe me brazilianin, atëherë Neymar duhet ta ndjekë nga tribuna sfidën e kthimit në datën 6 mars ndaj Los Blancos. Ekziston një mundësi e vogël që Neymar të jetë në fushë ndaj Realit, por rreziku i përkeqësimit të shkallës së dëmtimit do të ishte shumë i madh.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...