Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Portieri i Teutës befason Partizanin, gol në ‘frymën e fundit’

Partizani nuk ka arritur t’i japë vazhdimësi rezultateve, pasi ka parë t’i rrëshqasë 3-pikëshi nga duart, në sekondat e fundit të sfidës me Teutën, në “Niko Dovana”.

Nga ana tjetër, Shpëtim Moçka është kthyer në një hero për durrsakët, pasi braktisi portën e tij në minutën e 95-të, për të dërguar topin në portën e Partizanit, pas një harkimi nga këndi.

Portieri vlonjat i Teutës gjeti kohën e duhur dhe goditi si një sulmues race me kokë, duke mposhtur kolegun e tij, Alban Hoxha. Sfida parashikohej të ishte shumë e vështirë, pasi Teuta ka nevojë emergjente për pikë, për t’iu larguar zonës së ftohtë, por edhe kryeqytetasit kanë objektiv që të arrijnë zonën europiane.

Takimi filloi me mjaft ritëm dhe Teuta fitoi shumë shpejt një 11-metërsh, por Alban Hoxha neutralizoi mirë goditjen e Arbër Çyrbja-s. Vetëm pak minuta më pas, ishte Gerhard Progni, që shënoi golin e vetëm të takimit, pas një topi të marrë në zonën e rreptësisë.

Minutat në vijim, skuadra e Starovës menaxhoi mirë lojën, duke larguar rrezikun nga zona dhe kundërsulmuar rrezikshëm. Por në minutën e 95-të, vendasit fituan një goditje këndi dhe topin e ardhur në zonë, e dërgoi në rrjetë portieri Moçka, që ngriti në peshë tifozërinë durrsake.

Me këtë barazim, Partizani shkon përkohësisht në vendin e 5-të me 32 pikë, ndërsa Teuta barazon Vllazninë me 22 pikë, por shkodranët luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Asnjë surprizë, Skënderbeu dhe Kukësi bëjnë detyrën

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...