Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Penalltia e Ronaldos nuk vlen, kompanitë e basteve rimbursojnë ata që besuan te 0-3 i Juves!

Polemikat që krijoi penalltia e akorduar nga gjyqtari anglez Oliver në sekondat e fundit të shtesës në çerekfinalen e kthimit mes Realit të Madridit dhe Juventusit ka bërë që disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë të ndërrmarrin një gjest shumë fisnik duke rimbrsuar të gjithë bastëvënësit që besuan te përmbysja e Juventusit dhe parashikuan fitoren e bardhezinjëve me rezultatin 0-3 brenda në mitikun Bernabeu. Betfair ka vendosur të rimbursojë 1500 personat që vendosën fitoren 0-3 të Juventusit duke ua quajtur të fituar bastin me koeficientin përkatës edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Të frymëzuar edhe nga përmbysja e madhe e Romës ndaj Barcelonës ishin të shumtë bastëvënësit që besuan te fitorja e thellë e Juventusit ndaj Realit, madje një pjesë e mirë e tyre luajtën kualifikimin e torinezëve, dhe ashtu si ata që parashikuan se ndeshja do të shkonte në shtesë edhe ata që vendosën bast për kualifikimin e Juventusit janë shpërblyer nga Betfair për guximin që patën duke vendosur ndoshta ata që mund të konsiderohet parashikimi i jetës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...