Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ronaldo: Barazimi rezultat i drejtë, Hierro: Me një si Cristiano asgjë nuk është e sigurtë

Me 3 golëshin e realizuar ndaj Spanjës, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha një pikë Portugalisë por hodhi kandidaturën për kryegolashënuesin e Botërorit ndërsa u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Në një intervistë pas ndeshjes Ronaldo foli për performancën e tij duke e cilësuar barazimin si rezultatin më të drejtë. “ Ky është fryti i punës së gjithë këtyre viteve. Njerëzit gjithmonë kanë besuar tek unë dhe unë punoj për vendin tim. Dëshironim të fitonim por mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë për rastet që u krijuan. Spanja kishte kontrollin e topit dhe skuadra u sakrifikua nga fillimi deri në fund. Kishim përballë një prej skuadrave favorite për fitimin e Botërorit”, deklaroi CR7-ta.

Në krahun tjetër trajneri i Spanjës Fernando Hierro u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës teksa shtoi se kur ke përballë një prej lojtarëve më të mirë në Botë si Cristiano Ronaldo çdo rezultat është i pranueshëm.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...