Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

De Laurentiis “djeg” Benzemanë dhe Di Marian

Aurelio De Laurentiis ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, ku ka vënë pikat mbi “i” sa i përket merkatos verore të napolitanave.

Me ardhjen e Ancelottit kanë filluar të qarkullojnë shumë emra të mëdhenj, si kandidatë për t’iu bashkuar Napolit, por De Laurentiis qartësoi situatën dhe bëri që të frenohet entuziazmi.

Ai shpjegoi arsyen pse nuk ka në konsideratë lojtarë si Benzema, Falcao dhe Di Maria, ndërsa tregoi edhe distancën me Edison Cavanin, që vështirë se do të bëhet pjesë e Napolit.

“Sa i përket Cavanit, e kam thënë edhe herë tjetër, se nuk mund të paguajmë rrogën e tij. Ai fiton rreth 20 milionë euro në 10 muaj te PSG-ja dhe ne nuk mund të japim më shumë se 8-9. Di Maria dhe Benzema janë shumë të mirë, por tashmë janë të vjetër dhe nuk mund t’u besojmë të ardhmen. Sa i përket Falcaos, ai prej kohësh nuk shënon shumë gola, ndaj unë mendoj se duhet të besojmë te sulmuesit që kemi. Milik ka kaluar dy dëmtime serioze dhe mbetet ende për t’u parë se çfarë sulmuesi është, ndërsa Inglesse përfaqëson të ardhmen tonë, ndaj duhet të ngulmojmë fort te këta të dy”, deklaroi de Laurentiis.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...