Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

DeMarcus Cousins prezantohet tek Warrriors: Këtu, të etur për tituj

Një javë më parë Golden State Warriors tronditi merkaton në SHBA duke nënshkruar me DeMarcus Cousins. Skuadra nga Oakland do të ketë një 5-she titullare e gjitha e përbërë nga All Star. I vetmi pozicion ku kampionët në fuqi kishin probleme ishte ai i qendrës, por me ardhjen e 27-vjeçarit blindohet në të gjitha drejtimet skuadra e drejtuar nga Steve Kerr. Djaloshi nga Alabama, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e New Orleans Pelicans, u prezantua si afrimi më i rëndësishëm i Golden State dhe tregoi arsyet që e bënë të pranonte ofertën e kalifornianëve.

“Përpara se të firmosja më telefonuan të gjithë lojtarët e Warriors dhe më thanë: “eja të fitojmë një tjetër titull!”. Më bindi entuziazmi  i tyre. Kanë fituar tituj, por janë ende të etur për trofe. Pashë tek ata motivim maksimal, sikur të mos kishin fituar asgjë, ndërkohë që janë kampionët në fuqi, kjo më bindi plotësisht të vija në Oakland.”

Cousins aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në Janar. 27-vjeçari këputi tendinën e Akilit dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Boggie” nuk la pa prekur edhe këtë temë, megjithëse nuk fiksoi një datë për rikthimin e tij në parket.

“Rehabilitimi ka shkuar shumë mirë, çdo ditë e ndiej veten më të fortë. Sa i përket datës së rikthimit, këtë nuk mund t’jua konfirmoj, por me kalimin e javëve do të ulemi me mjekun dhe trajnerin dhe do të përcaktojmë se kur do të jem në fushë”.

Përpara se të dëmtohej Cousins po regjistronte një mesatare të lartë pikësh për ndeshje me Pelicans, më konkretisht 25.1, ndërkohë që me Golden State ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare dhe do të përfitojë 5.2 milion dollarë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...