Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superkupa e Kosovës, Drita-Prishtina, teston “Fadil Vokrrin”

Inspektorët e UEFA-s kanë ndezur dritën jeshile për testimin e stadiumit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, me Superkupën e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës, që do të zhvillohet më 13 gusht.

Impianti i kryeqytetit kosovar është vizituar gjatë kësaj të mërkure nga  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ministri Gashi tha se është i lumtur që Kosova më në fund do të ketë një stadium të kategorisë së katërt, i cili plotëson kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s.

Edhe kryetari Veseli shtoi se nuk do të ndalen me kaq, pasi shumë shpejtë do të ndërtojnë edhe stadiumin në Mitrovicë, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i Stadiumit Kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e Ligës së Kombeve që startojnë në shtator do t’i zhvillojë në Prishtinë.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...