Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Messi vendos të marrë pushimet tek Argjentina

Në ndeshjet e ardhshme të Argjentinës do t’i mungojë Lionel Messi. Sipas transmetuesit televiziv në Argjentinë, “Tnt Sports”, “ylli” i Barcelonës ka vendosur të marrë një periudhë pushimi në përfaqësuese, por ende nuk dihet se kur do të jetë gati për ta veshur sërish fanellën bardhekaltër.

Mësohet se 31-vjeçari nuk do të udhëtojë për ndeshjet në rang kombëtaresh, të paktën deri në fund të vitit. “Pleshti”, pas zhgënjimit të Argjentinës në “Rusi 2018”, mësohet se ka qenë gati për tërheqjen përfundimtare nga përfaqësuesja, por nuk e ka ndërmarrë këtë hap për shkak të marrëdhënieve shumë të mira që ka me presidentin e federatës, Tapia.

Messi, pasi ka biseduar me trajnerin e përkohshëm, Scaloni, ka vendosur të mos luajë në miqësoret e ardhshme me Guatemalën dhe Kolumbinë. Ndërkohë, Federata Argjentinase e Futbollit po punon për ndërtuar një projekt ambicioz rreth Messit, që të kthehet entuziazëm për të riveshur fanellën e përfaqësueses.

 

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...