Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Juventusi rigjeti Dybalan, “La joya” vendimtar kundër Bolognas

Përpara ndeshjes Juventus-Bologna, Paulo Dybala ishte njeriu i cili kishte nevojë më shumë për një mbrëmbje të madhe. Pesë ndeshje, 3 nga të cilat titullar, pa shënuar. Një nivel loje i pranueshëm për një futbollist normal, por jo për një kampion që i duhet edhe shumë pak për shpërthimin përfundimtar.
Ishte data 5 maj kur argjentinasi shënoi golin e fundit në kampionat nga sezoni i shkuar, ku totali ishte 22. Ishte goli i tretë në ndeshjen e cila u mbyll 3-1, pikërisht kundër Bolognas. Për herë të parë në këtë sezon, 24-vjeçari mbuloi sulmin bardhezi së bashku me Cristiano Ronaldon. Në këtë mënyrë, Dybala mund të bënte atë që donte, si një numër 10 tipik.
Ish-lojtari i Palermos ishte arsyeja kryesore që Juvja arriti ta mbyllte ndeshjen për pak më shumë se 15 minuta. Asist për Matuidi, mrekulli e Skorupskit tek goditja e francezit, e më pas një goditje mjaft e bukur e argjentinasit, i cili çoi rezultatin 1-0. Tek goli i dytë ishte po Dybala që dha krosimin për Ronaldon e ky i fundit e ktheu topin po tek Matuidi, i cili nuk gaboi për të dytën herë. Lëvizjet e tij prej një lojtari klasi fituan duartrokitjet e të pranishmëve në stadium, si për të konfirmuar se “La Joya” ishte në ditën më të mirë. Sigurisht, nuk mjafton një ndeshje e bukur me Bolognan për të thënë se Dybala është rikthyer, por sezoni i tij fillon tani.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...