Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fitore “oksigjeni” për Maganin, edhe Drenica bën detyrën

Nisi me dy fitore vendase java e 7-të e IPKO Superligës së Kosovës. Frymarrje për Gugash Maganin me Trepça ’89 që u rikthye te sukesi pas 2 barazimesh radhazi duke regjistruar fitoren e dytë sezonale. Në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë, bardhëjeshilët mposhtën 1-0 Ferizajn në një ndeshje të cilën Trepça ’89 e luajti për rreth 60 minuta më një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Granite në minutën e 34-t për miqtë. Vendosi gjithçka goli i Renato Hyshmerit  ish lojtarit të Partizanit dhe Tiranës që tashmë luan për skuadrën nga Mitrovica.Goli i minutave të fundit të pjesës së parë i Hyshmerit i dha tre pikët skuadrës nga Mitrovica që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 9 të tillave. Fitoi edhe Drenica që në shtëpi kaloi 2-1 Ballkanin.Autogoli i Uran Shalës në pjesën e parë dhe finalizimi i Kreshnik Ukës në minutën e 54-t i dhanë avantazhin e dyfishtë Drenicës ndërsa për miqtë golin e vetëm e realizoi Jetmir Topalli në të 76-ën. Me këtë fitore Drenica u ngjit në kuotën e 12 pikë dhe aktualisht ka vetëm 2 pikë më pak se kryesuesit e Feronikelit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...