Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic kalon dhe Federer, në finalen e Parisit kundër Khachanov

Novak Djokovic triumfoi 2-1 me sete (7-6, 5-7, 7-6) ndaj Roger Federer në gjysmëfinalen e turneut Masters të Parisit, duke siguruar kështu një vend në finale, ku nesër do të përballet me rusin Karen Khachanov. Ndeshja mes dy ikonave të tenisit ishte një spektakël i vërtetë, një përballje e jashtëzakonshme që zgjati 3 orë, me tenistët që dhuruan emocione pa fund, një ndeshje epike që meritonte të ishte në finale.

“Tie break” ishte vendimtar në dy sete, atë të parë dhe atë final, të dyja të fituara nga Djokovic, që u tregua më i kujdesshëm në momentet vendimtare. Federer nuk hoqi dorë për asnjë moment, luajti si i barabartë dhe dhuroi një ndeshje të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës, duke fituar setin e dytë dhe shpresoi deri në fund për të dalë në finale. Peng i zviceranit mbeti seti i parë, ku pati një mundësi për ta fituar atë, por gaboi.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u arrit një rezultat surprizë. Rusi Karen Khachanov, aktualisht numri 18 në botë, mundi 2-0 me sete (6-4, 6-1) austriakun Dominic Thiem, duke dalë për herë të parë në karrierën e tij në finale e një turneu Masters. Rusi pati epërsi në fushë, duke e mundur Thiem, që gaboi shumë dhe nesër në finale do të tentojë të bëjë surprizën edhe ndaj Djokovic.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...