Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Baseli “harron” femrat në festën e 125-vjetorit

Diskriminimi gjinor shfaqet në futbollin zviceran. Klubi i Bazelit festoi ditët e fundit 125-vjetorin e krijimit të tij, e me këtë rast u organizua një mbrëmje festive, ku morën pjesë shumë anëtarë të klubit, të stafit drejtues, ish-futbollistë, sponsorë e tifozë, të cilët iu gëzuan spektakleve.

Por, kësaj mbrëmjeje, jo të gjithë iu gëzuan në maksimum. Sipas asaj që publikohet në medien zvicerane, skuadra e futbollit të femrave mori një tjetër trajtim.

Atyre iu ishte dhënë detyra e shitjes së biletave të lotarisë së organizuar me këtë rast, ndërkohë që më pas u sistemuan në një dhomë të veçantë duke konsumuar panine, kjo sepse në sallën ku bëhej festa nuk kishte asnjë tavolinë të rezervuar për skuadrën e femrave.

Një episod ky që hyn në kategorinë e diskriminimit gjinor. Klubi i Bazelit u justifikua me mungesën e hapësirës, sepse synimi ishte që të kishte më shumë vende për publikun. Vetëm se, salla ku organizohej festa ishte 3.300 m2, kështu që është e vështirë të mendohet se një justifikim i tillë mund të jetë i vlefshëm.

Episodi nuk pati impakt vetëm në Zvicër, por bëri menjëherë xhiron e botës. Rrjeti CNN tregonte se “femrat hanë panine, ndërsa meshkujt argëtohen”, për të folur më pas për këshilltaren Elisabeth Schneider, që mbeti e tronditur kur pa atë çfarë ndodhi në festën e Bazelit.

Edhe portali “Stern.de” e përcolli lajmin e festës së Bazelit me indinjatë. “Meny me 3 pjata vetëm për meshkujt. FC Bazel ushqen futbollistët me panine në tavolinën e shërbimit”, shkruan portali në fjalë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...