Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lotito: Milinkoviç-Saviç ka 5 vite kontratë, por ka edhe një çmim

Këtë verë Lazio refuzoi një sërë ofertash për mesfushorin serb Sergei Milinkoviç-Saviç, pasi pretendonte të paktën 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër që nuk mori përsipër asnjë klub ta paguajë.

Gjithsesi presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito theksoi se nuk është penduar që nuk shiti mesfushorin serb, madje shtoi se futbollisti mund të mbetet gjatë te Lazio, duke qenë se ka një kontratë 5-vjeçare.

“Ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër dhe keni një kontratë 5-vjeçare me të, ndaj futbollisti edhe mund të mbetet pjesë e Lazios për shumë vite. Do të ishim të lumtur po të mos e shisnim asnjëherë, por normalisht që si çdo gjë, edhe ai ka një çmim, ndaj nëse i del blerës, do të niset”, tha Lotito.

Presidenti i Lazios foli edhe për ndeshjen me Milanin mbrëmjen e të dielës, ku bardhekaltrit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, falë golit të shënuar nga argjentinasi Correa në minutat shtesë të takimit.

“Nuk isha nervoz, por nuk mund të isha i lumtur me faktin që rezultati nuk ishte në anën tonë. Gjithsesi jam i bindur që meritonim edhe më shumë se ai barazim, pasi dominuam gjatë gjithë 90-minutëshit”, deklaroi presidenti i Lazios.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...