Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Arijanet Muric shkëlqen sërish, Guardiola “fle” i qetë për portën

Portieri i Kosovës, Aro Muric, ka luajtur ndeshjen më të rëndësishme deri tani në karrierë për klube me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës angleze ndaj Burton Albion. “Citizens” triumfuan 9-0, duke regjistuar fitoren më të thellë në histori të gjysmëfinales në këtë garë. Muric gjatë tërë ndeshjes nuk pati shumë punë, duke bërë vetëm një pritje. Megjithatë, analistët e njohur në Angli, pas përfundimit të ndeshjes vlerësuan 20-vjeçarin për vetëbesimin e tij, sidomos lojën me këmbë, e cila ngjan shumë me portierin e parë të City-t, Ederson.

Trajneri Pep Guardiola sivjet e ka inkuadruar Muricin në të gjitha ndeshjet e Carabao Cup. Ndeshja kthyese ndaj Burton zhvillohet me 23 janar. Meqë kampioni aktual anglez është me një këmbë në finale të kësaj gare, sipas të gjitha gjasave Muric muajin e ardhshëm do të jetë startues në finale ndaj Tottenhamit ose Chelseat.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...