Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kukësi e mbyll me fitore, zhbllokohet Shkurtaj!

Kukësi e mbyll me fitore fazën minipërgatitore të dimrit në Antalya të Turqisë. Pas humbjes minimale ndaj kryesuesve të Superligës turke Istanbul Basaksehir dhe barazimit ndaj rusëve të Rostov, skuadra e Armando Cungut regjistroi fitoren e parë në miqësoren e tretë dhe të fundit në tokën turke. Kukësi mposhti me shifrat 2-0 kazakët e Shakhter Karagandy, një kundërshtar dukshëm më inferior se dy rivalët e dy ndeshjeve të para. Megjithatë lajmi i mirë është që në këtë ndeshje gjeti golin e parë me fanellën e Kukësit Vasil Shkurtaj i cili e nisi sfidën si titullar dhe zhbllokoi rezultatin pas vetëm. Në minutën e 43-të Arbër Çyrbja i cili realizoi edhe ndaj Istanbul Basaksehir shënoi edhe të dytin për Kukësin duke vulosur fitoren e nënkampionëve të Shqipërisë. Pjesa e cila u karakterizua nga zëvendësimet e shumta nuk prodhoi më asnjë gol. Shakther Karagandy është një kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare pasi disa vite më parë eliminoi Skënderbeun në turin e tretë kualifikues të UEFA Champions League duke i hequr mundësinë bardhekuqëve për të marrë pjesë në play-off dhe për të siguruar njëkohësisht grupet e Europa Leagues.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...