Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pakënaqësitë ndaj VAR, Reali mban qëndrim!

Pakënaqësitë e Realit të Madridit në lidhje me sistemin VAR, të shprehura publikisht në këto dy javët e fundit, kanë marrë një dimension të ri. Siç bëjnë të ditur dy të përditshmet sportive madrilene, Marca dhe AS, Florentino Perez ka hequr dorë nga roli i tij në kupolën drejtuese të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo është mënyra e presidentit për të protestuar në drejtim të organit që menaxhon video arbitrazhin në La Liga, dhe në veçanti ndaj personit përgjegjës, Clos Gomez.

Në Federatën Spanjolle të Futbollit shpresojnë që numri një i Realit të bëjë një hap pas dhe shprehen se ende nuk kanë marrë një notë zyrtare në lidhje me çështjen, por pakënaqësitë e Florentino Perez janë evidente.

Në Madrid kanë protestuar energjikisht, të mbështetur dhe nga rezonanca e fortë mediatike për sa ndodhi në disfatën me Real Sociedad  dhe në fitoren në Sevilie me Betisin.

Kundër baskëve nuk u akordua një penallti evidente sipas Realit për një faull të portierit Rulli ndaj Vinicius, ndërsa me Betis ju akordua Canales goli i barazimit 1-1 që arbitri e kishte anuluar për pozicion jashtë loje, me imazhet e VAR që me sa duket ishin të pamjaftueshme të sqaronin gjithë dyshimet në lidhje me lojtarin e Betis në momentin e pasimit për shokun e skuadrës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...