Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Çerekfinalet e Kupës së Italisë, sa shumë futbollistë kuqezi

Kupa e Italisë mund të jetë trofeu i kuqezinjve. Në 4 çiftet çerekfinaliste të këtij kompeticioni janë 3 skuadra që në përbërje kanë futbollistë të Kombëtares Shqiptare dhe nuk është çudi që të kalojnë në gjysmëfinale. Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj janë në garë për një vend në gjysmëfinalen e Kupës, madje lojtarët janë titullarë në skuadrat e tyre në këtë kompeticion.

Thomas Strakosha tashmë i padiskutueshëm te Lazio, ka një mision të vështirë në çerekfinale. Bardhekaltrit, sipas shortit të hedhur, do të udhëtojnë drejt Milanos për t’u përballur me Interin në “San Siro”, në një ndeshje të vetme që do të vulosë dhe skuadrën gjysmëfinaliste. Elseid Hysaj ka bindur trajnerin Carlo Ancelotti për të vijuar më tej te Napoli, që në letër ka një ndeshje të vështirë.

Më 29 janar, Hysaj do të udhëtojë drejt “San Siros” ku do të përballet me Milanin, një kundërshtar që ka treguar rritje në lojë. Hysaj do t’i paraprijë Strakoshës në “La Scala”-n e futbollit, pasi shorti ka vendosur që dy skuadrat milaneze janë pritëse në këtë raund të Kupës, me Interin që zbret në fushë dy ditë pas Milanit.

I vështirë shorti edhe për Atalantën e Berishës dhe Gjimshitit, që do të kenë përballë Juventusin e frikshëm. E vetmja notë pozitive në short është fakti që sfida do të luhet në Bergamo, përpara publikut zikaltër. Sigurisht që shorti i çerekfinaleve është i vështirë, por nuk është e pamundur që në 4 më të mirat e Kupës së Italisë të kemi sërish lojtarë kuqezinj.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...