Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/“Magjiku” Harden s’mjafton për Rockets, Raptors fitojnë me Thunder

Ndeshjet ne NBA po luhen me intensitet të lartë në këtë pjesë të fundit të sezonit të rregullt e shumë prej sfidave janë ndarë në shtesë ose në rënien e sirenës.

E kush tjetër veç James Harden do të dhuronte një tjetër shfaqje personale fantastike, por, fatkeqësisht, pa mundur t’i siguronte fitoren skuadrës së tij. “Mjekroshi” dhuroi spektakël duke shënuar plot 57 pikë, por Houston Rockets u mposhtën me vetëm një pikë diferencë, madhe në kohën shtesë, 126-125 në parketin e Memphis Grizzlies. Faulli i Capelas në sekondën e fundit, kur rezultati ishte 125-125, i dha mundësi lituanezit Valanciunas të shënonte të paktën një nga dy gjuajtjet e lira, që mjaftoi për t’i siguruar suksesin “in-extremis” ekipit të tij. Për Griezzlies spikatën veçanërisht Mike Conley dhe Jonas Valanciunas, respektivisht me 35 dhe 33 pikë.

Toronto Raptors arritën të triumfonin në kohën shtesë ndaj Oklahoma City Thunder 114-123, me vendasit që mundën të rikuperonin 14 pikë në periodën e fundit, duke barazuar 110-110, falë Russell Wesbrook që realizoi në total 42 pikë e 11 “rebound”, por në shtesë skuadra kanadeze reagoi fuqishëm, duke mos u dhënë asnjë shans vendasve. Për Raptors më i miri ishte Pascal Siakam me 33 pikë e 13 rikuperime.

Në kohën shtesë u përcaktua fituesi edhe në përballjen mes Chicago Bulls dhe Washington Wizards, me vendasit që triumfuan 126-120, duke shuar në njëfarë mënyrë shpresat e Wizards për t’u renditur në fund të sezonit të rregullt në zonën play off.

Philadelphia 76ers iu imponuan 118-115 i Boston Celtics në takimin më interesant të mbrëmjes. Pjesa e parë ishte në favor të Celtics, ndërsa dy periodat e fundit për të zotët e shtëpisë, që shfrytëzuan formën e jashtëzakonshme të Joel Embiid, i cili e mbylli takimin me 37 pikë e 22 “rebound”. Për Celtics nuk mjaftuan 36 pikët e Kyrie Irving.

Milwaukee Bucks kishte lënë pushim Giannis Antetokounmpon dhe kjo lëvizje i kushtoi humbjen 107-102 skuadrës më në formë të sezonit të rregullt në parketin e Cleveland Cavaliers.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Milwaukee Bucks 108-102

Orlando Magic-New Orleans Pelicans 119-96

Philadelphia 76ers-Boston Celtics 118-115

New York Knicks-Utah Jazz 116-137

Chicago Bulls-Washington Wizards 126-120

Memphis Grizzlies-Houston Rockets 126-125

San Antonio Spurs-Miami Heat 105-110

Oklahoma City Thunder-Toronto Raptors 114-123

Portland Trail Blazers-Dallas Mavericks 126-118

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...