Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bardhi: Besojmë te mbijetesa, Kastrioti trampolinë për një ekip të madh

23 dhjetor 2018, “Elbasan Arena” ishte skena e një tjetër dështimi për Kastriotin, që pushimet e Krishtlindjes duhej t’i festonte me hidhërimin e të qenit në fundin e klasifikimit, i destinuar për të rënë nga elita e futbollit shqiptar. Skenari u duk i njëjtë me atë të viteve të fundit, një ekip që kish prerë biletën e Kategorisë së Parë pa nisur gjysma e dytë e kampionatit. Megjithatë, në Krujë nuk kishin këtë mendim. Largimi i Stavri Nicës u pasua me ardhjen e Bledar Devollit në krye të skuadrës dhe lëvizje të shumta te grupi i lojtarëve. Nga starti i kampionatit më 27 janar e deri më sot Kastrioti është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë së bashku me Partizanin, plot 20. Një shifër që nuk ka mjaftuar për të dalë nga zona e ftohtë, por që jep besim për sprintin final. Ndaj Luftëtarit erdhi një fitore e çmuar, ku pa diskutim me lojën e tij protagonist ishte Patrik Bardhi. Vetëm 20 vjeç, por në fushë ka treguar pjekuri, ashtu si në mikrofon ku tregon siguri për atë se çfarë Kastrioti mund të arrijë.

Jam i kënaqur me fitoren pasi ishte një fitore morali dhe karakteri. Jemi më afër se kurrë me mbijetesën. Mendoj për të, pasi jemi vetëm 3 pikë larg vendit të parafundit dhe besojmë shumë.

Për habi të të gjithëve, Kastrioti i viti 2019 është një skuadër krejt tjetër, jo vetëm me rezultatet, por edhe me atë që ka treguar në fushën e lojës. Grupi është një miksim mes veteranëve dhe të rinjve të talentuar. Formula e suksesit është vetëm një.

Është harmonia në grup. Punojmë shumë dhe dëgjojmë trajnerin në stërvitje dhe në ndeshje bëjmë atë që na thotë. Kjo na ka sjellë këtu ku jemi.

Patrik Bardhi është formuar në akademinë e Tiranës, duke luajtur madje me ekipin e madh edhe në Kategorinë e Parë, ku në 12 ndeshje realizoi 2 gola. Hapësirat për të te bardheblutë munguan dhe në Krujë kërkon të tregojë aftësitë e tij me një objektiv të qartë në mendje.

Është diçka e mirë për mua të shpalos aftësitë e mia në Superiore. Dua të ndihmoj Kastriotin dhe shpresoj që edhe ekipi të më ndihmojë, pasi dëshiroj të bëj një kapërcim në një skuadër ose kampionat më të fortë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...