Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sadiku e mbyll me gol, Lugano kap grupet e E.League

Armando Sadiku rikthehet te goli pas një mungese të gjatë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e parë në barazimin 3-3 që regjistroi Lugano në javën e fundit të kampionatin zviceran ndaj Grasshoppers. Një barazim që i vlejti shumë skuadrës së Sadikut, pasi me pikën e marrë Lugano e mbylli Superligën zvicerane në vendit e 3-të dhe u kualifikua direkt në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm ashtu siç ndodhi edhe dy vite më parë me Sadikun që edhe atëherë ishte pjesë e bardhezinjëve madje trajner ishte Paolo Tramezzani. Gjithçka u vendos me goleavarazh pasi Lugano e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me 3 skuadra të tjera si Thun, Luzern dhe St Gallen që mbeti jashtë Europe. Përsa i përket Sadikut ky ishte goli i tretë me fanellën e Luganos, me elbasanasin që mbylli në mënyrën më të mirë një nga sezonet më të vështira të karrierës së tij, por tashmë Sadiku është gati për të lenë shenjë në ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë me kombëtaren shqiptare.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...