Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E ardhmja e Gasperinit, presidenti i Atalantës: Hajdeni nesër, ta mësoni

Gian Piero Gasperini drejton prej 3 vitesh Atalantën, duke e çuar skuadrën në nivele të larta, pavarësisht se çdo verë përballej me një eksod të lojtarëve më të mirë.

“Qershia mbi tortë” ishte këtë vit, ku pas një sezoni perfekt, bergamaskët arritën të sigurojnë vendin e tretë dhe rrjedhimisht pjesëmarrjen në Champions League, ndërsa dolën edhe në finalen e Kupës së Italisë, të cilën e humbën përballë Lazios.

Kanë mjaftuar këto fakte, që shumë skuadra të kthejnë sytë nga tekniku zikaltër, ndërsa në “pole” për shërbimet e tij, duket se janë verdhekuqtë e Romës, të cilët sapo kanë mbyllur bashkëpunimin me Claudio Ranierin.

Për të ardhmen e trajnerit Gasperini, u pyet sot edhe presidenti i Atalantës, Antonio Percassi, i cili nuk dha detaje, por u kërkoi gazetarëve që të presin deri nesër, për të mësuar më shumë.

“Hajdeni nesër për të mësuar më shumë. Kam besim se do të vijojmë bashkë rrugën që kemi nisur, por nesër do të vendoset gjithçka”, u tha Percassi gazetarëve.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...