Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Commisso premton surpriza, tifozët e Fiorentinës ëndërrojnë

“Brenda një ose dy ditësh, do t’ju jap një lajm të bukur”, deklaroi pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso, në një deklaratë pak pasi aksionet e klubit vjollcë kaluan në emrin e tij, duke ndezur entuziazmin mes tifozëve të skuadrës.

Sipas mediave në Itali, manjati italo-amerikan po punon për të rikthyer në Firenze Manuel Rui Costën, ish fantazisti portugez, i cili luajti me Fiorentinën në vitet 1994-2001, duke fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Superkupën e Italisë.

Aktualisht Rui Costa është në rolin e drejtorit teknik të Benficës, por do të mirëpriste një ofertë për t’u rikthyer në Firenze dhe për të bërë të njëjtën punë me skuadrën vjollcë. Gjithashtu, Commisso po mendon të kthejë si njeri imazh dhe zëvendës-president të skuadrës, ish sulmuesin e njohur argjentinas, Gabriel Omar Batistuta.

Vetëm pasi të ketë sistemuar administratën, bashkë me drejtuesit e rinj Commisso do të nisë punën për të gjetur trajnerin e ri të skuadrës, pasi Vincenzo Montella nuk bindi në javët e fundit të sezonit dhe duket me valixhet gati.

Në Itali shohin si favorit Genaro Gattuson, i cili ka miqësi me Commisson, ndërsa ëndrra e klubit vjollcë është Luciano Spalletti, ndonëse ish trajneri i Interit mund të vendosë të pushojë për një sezon, para se t’i rikthehet punës.

Sa i përket merkatos, blerja më e madhe e Commissos do të ishte, të mbante në skuadër Federico Chiesën, talent italian që po ndiqet nga Juventusi dhe Interi. Vetë pronari i ri ka këmbëngulur se Chiesa do të qëndrojë në Firenze dhe do të jetë futbollisti rreth të cilit do të ndërtohet skuadra e re.

Megjithatë deri tani gjithçka është vetëm në letër, teksa ditët në vijim do të jenë vendimtare edhe për Fiorentinën dhe presidentin Commisso, për të parë edhe seriozitetin e këtij të fundit, për të investuar në futboll.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...