Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mata: Shpresoj që Pogba të qëndrojë, është fantastik

Juan Mata shpreson se mesfushori “fantastik” dhe “i fuqishëm” Paul Pogba të mbetet pjesë Manchester United, për t’i ndihmuar “Djajtë e Kuq” që të bëhen sërish zotër të qytetit.

Tre vjet pas kthimit në “Old Trafford” për një shumë rekord për kohën, 89 milionë paundë, 26-vjeçari ka pranuar publikisht se ai është i hapur për “një sfidë të re diku tjetër”.

Mirëpo gjatë fazës përgatitore Pogba ka ulur kokën, duke u shfaqur profesionist i madh në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore. Mata shprehet me superlativa për sjelljen e kampionit të botës, duke insistuar se ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën.

“Ne të gjithë e dimë që Paul është një mesfushor fantastik dhe një djalë për së mbari, shumë pozitiv dhe me ndikim tek çdo lojtar i United. Mendoj se ai është i lumtur dhe e bashkon grupin. Si një shok skuadre dhe mik i tij do të doja që të qëndronte, sepse është lojtar shumë i mirë, por s’mund të them asgjë më tepër.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...