Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dita e skuadrave të Gjilanit, Drita synon kreun!

E enjtja është dita e dy skuadrave të Gjilanit, Dritës dhe Gjilanit që pas derbit që përfundoi me fitoren e “intelektualëve” do të rikthehen të luajnë në kampionat sfidat e tyre të javës së 8-të. Vëmendja ështe e gjitha te skuadra e Ardjan Nuhiut që pret në shtëpi Vushtrinë me objektiv të vetëm fitoren. Suksesi ndaj skuadrës së Vushtirsë do ta ngjiste Dritën në vendin e parë në kuotën e 17 pikëve po aq sa edhe Llapi e Ballkani që kryesojnë për momentin. Ipko Superliga ka hyrë në një fazë shumë interesante të sezonit dhe gabimet tashmë janë të ndalur sidomos për skuadrat që kanë pretendime madhore dhe Drita është një prej tyre. Me lojtarë me shumë eksperiencë si Cuculi, Emini e Xhevdet Shabani, Drita i ka të gjithë mundësitë për të rikthyer titullin në Gjilan. Ndërkohë skuadra tjetër e qytetit ajo me të njëjtin emër Gjilani sot luan në transfertë ndaj Flamurtarit në kryeqytet me shpresën për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 humbjesh radhazi. Përballë një Flamurtari që është në vështirësi serioze, skuadra e Mezanit i ka të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët dhe për t’u rikthyer te fitorja. Drita-Vushtria dhe Flamurtari-Gjilani do të transmetohen live në Supersport duke filluar nga ora 14:30.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...