Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Rezultate surprizë, eliminohet Aston Villa, ngecin Watford e Newcastle

Eliminimi i Aston Villas nga Fulham dhe barazimet e Newcastle dhe Watford ishin tre rezultatet më surprizuese përsa i përket sfidave të kësaj të shtune në orën 13:30 dhe 16:00 në raundin e 1/32 të FA Cup. Skuadra nga Birninghemi u eliminua pasi u mposht 2-1 nga Fulham në Londër, ndërkohë Newcastle barazoi 1-1 ndaj Rochdale në transfertë dhe për të avancuar më tej duhet të mposhtë skuadrën e League One në ndeshjen e kthimit që do të luhet në shtëpinë e qymyrxhinjëve. Harakiri bëri Watford. Finalistët e sezonit të kaluar në FA Cup, shpërdoruan avantazhin e tre golave ndaj Tranmere duke u barazuar në 3-3 në pjesën e dytë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër duhet të luajnë një ndeshje shtesë. Kaloi për më tej Southampton që mposhti 2-0 Huddersfield, Norwich që triumfoi 2-4 ndaj Preston ndërkohë që edhe Burnley avancoi më tej falë suksesit 4-2 ndaj Peterborough.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...