Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Lakers fitojnë edhe pa Davis-James, Harden kalon 20 mijë pikë në karrierë

Los Angeles Lakers ia dalin të fitojnë edhe pa dyshen James-Davis. Skuadra kaliforniane triufmoi 110-125 në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar suksesin e tetë radhazi dhe të 32-tin në këtë sezon të NBA. Lakers, praktikisht, e hipotekuan suksesin që në periodën e parë, me një rezultat të pjesshëm 19-41, pra duke shënuar më shumë se dyfishin e pikëve të kundërshtarit. Lider i padiskutueshëm i kalifornianëve rezultoi Kyle Kuzma, autor i 36 pikëve, ndërsa Rajon Rondo e mbylli takimin duke iu afruar “triple double”-it: 21 pikë, 12 “rebound” e 8 asiste.

Fitore e lehtë për Houston Rockets, që në “Toyota Center” iu imponuan me rezultatin e thellë 139-109 Minnesota Timberwolves. 32 pikë, 12 “rebound” dhe 8 asiste për James Harde, që bëhet lojtari i shtatë më i ri në historinë e NBA që arrin kuotën e 20 mijë pikëve. “Double double” edhe për Russel Westbrook, që përveçse shënoi 30 pikë, dha edhe 10 asiste.

Edhe Boston Celtics shkatërruan 140-105 në “TD Garden” New Orleans Pelicans. Paraqitje për t’u mbajtur mend nga Jayson Tatum, që shënoi plot 41 pikë, çka përbën edhe rekordin e karrierës së tij.

Ndërkohë Milwaukee Bucks, skuadra më e mirë e Lindjes, fitoi pa vështirësi në “Moda Center” të Portlandit 101-122 ndaj Trail Blazers. Një ndeshje e kontrolluar nga fillimi deri në fund nga miqtë, te të cilët spikati Giannis Antetokoumpo, MVP i sezonit të kaluar, me 32 pikë e 17 “rebound”, i ndihmuar edhe nga Khris Middleton dhe Eric Bledsoe, respektivisht me 30 dhe 29 pikë.

Rezultatet:

Houston Rockets-Minnesota Timberwolves 139-109

Boston Celtics-New Orleans Pelicans 140-105

Detroit Pistons-Chicago Bulls 99-108

Oklahoma City Thunder-Los Angeles Lakers 110-125

Dallas Mavericks-Philadelphia 76ers 109-91

Denver Nuggets-Cleveland Cavaliers 103-111

Portland Trail Blazers-Milwaukee Bucks 101-122

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...