Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare, Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani!

Pritja e gjatë e Armando Vajushit ka marrë fund. Tashmë sulmuesi shkodran ka zyrtarisht një skuadër të re. Vajushi i cili ishte pa kontratë që pas largimit nga Teuta në verë, ka kaluar me sukses provën te rumunët e Petrolul Ploiesti, skuadër me emër në futbollin e këtij vendi por që aktualisht militon në Kategorinë e Dytë rumune dhe synon ngjitjen në elitë. Vajushi ka firmosur një kontratë 6-mujore me Petrolul me të drejtë rinovimi në bazë të paraqitjeve që do të bëjë te kjo skuadër. Për 28-vjeçarin nga Shkodra kjo është etapa e 8-të në karrierën e tij e cila është kushtëzuar shumë nga dëmtimet e shpeshta. Pas eksperiencave në Shqipëri, Bullgari dhe Itali, Vajushi tashmë do të provojë veten në Rumani.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...