Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egbo: S’ka vend për nënvlerësim, për titullin flasim në fund

Emanuel Egbo do të drejtojë Tiranën në ndeshjen e pestë si trajner i parë, teksa katër të parat i ka fituar. Përballë bardhebluve është Luftëtari i parafundit të tabelës, një fakt që shton presionin e fitores te kryeqytetasit.

“Tirana është në rrugën e duhur sa u përket rezultateve. E kam thënë gjithmonë, do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të marrim sa më shumë fitore dhe në fund të bëjmë llogaritë.”

Asnjë nënvlerësim: E kam thënë gjithmonë që nuk ka ekipe të vogla. Janë 11 lojtarë kundërshtarë në fushë dhe ai që vrapon më shumë dhe bën me pak gabime e fiton ndeshjen. E kemi vlerësuar shumë Luftëtarin, pasi kam djem të rinj që vrapojnë dhe do të përdorin shumë kundërsulmin. Jemi gati ta përballojmë sido që të luajë kundërshtari.

S’ka eufori: Nuk besoj se ka vend për eufori, edhe çunat e dinë. Është rruga e gjatë deri në fund të kampionatit dhe duhet të jemi me këmbë në tokë.

Sidibe dhe merkatoja: Deri në momentin e fundit do të shohim, mund të ketë dhe një surprizë tjetër.

Tirana pretendente: Sapo ka nisur faza e tretë, kështu që nuk po mendoj për titullin, por për ndeshjen e radhës. Llogaritë i bëjmë në fund.

Kukësi-Partizani: Nuk merrem me ndeshjet e tjera, por me ekipin tim. Nëse ne marrim maksimumin, jam në rregull. Sa më shumë ndeshje të fitojmë, aq më shumë do të ketë besim skuadra.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...