Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zyrtare/Prezantim teatral, Christian Eriksen i Interit deri në vitin 2024

Tani vjen dhe zyrtarizimi: Christian Erkisen është lojtar i Interit. Dhe mesfushori danez kreu vizitat mjekësore dhe shkrepi disa fotot me tifozët zikaltër, ndërsa sot në selinë qendrore të klubit hodhi të zezën mbi të bardhë. Nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.

Njoftimi erdhi nga klubi zikaltër në rrjetet sociale: “Eleganca e Milanos takon klasin tënd.” Pasi u mbyllën bisedimet me Tottenhamin dhe gjithçka tjetër burokratike, është Christian Eriksen përforcimi i për mesfushën e Antonio Contes.

Christian Eriksen ka zgjedhur numrin 24 në fanellën e Interit. Nuk la lidhje me ndarjen tragjike nga jeta të Kobe Bryant, ka një tjetër shpjegim: te Tottenhami Chris mbante numrin 23, kështu që numrin 24 e konsideron një hap para në karrierë.

Pas zyrtarizimit, vijnë dhe fjalët e para të mesfushorit danez:

“Mezi prisja të mbërrija këtu, është bukur dhe jam shumë i lumtur që jam lojtar i Interit. Jam shumë i emocionuar dhe po pres me padurim të njoh tifozët. E kam ndier mbështetjen e tyre, është një pritje fantastike. Conte? Kam patur mundësinë ta njoh kur isha te Tottenhami, jam përballur disa herë me Chelsea-n e tij, ishte shumë e vështirë. Mundësia për ta njohur dhe mësuar sesi luajnë skuadrat e tij, më entuziazmon.”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...