Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Francesco Bagnaia fiton garën e dytë virtuale të Moto Gp, Marquez dhe Rossi jashtë podiumit!

Francesco Bagnaia fitoi garën e dytë virtuale në Moto Gp, së cilës këtë herë ju bashkua dhe Valentino Rossi me Yamahan e tij por dhe Andrea Pirro me Ducati. Piloti i Pramac Racing Bagnaia mundi në një duel emocionues në vijën e finisht Maverick Vinalesin, në një garë që pavarësisht se pilotët garuan nga poltronat e shtëpisë së tyre pati shumë emocione dhe parakalime aq sa u vendos pothuajse në fotofinish.

Alex Marquez, i cili pati fituar garën e parë virtuale këtë herë u kënaq me vendin e 3-të ndërsa pas tij u rendit i vëllai, Marc Marquez me Repsol Honda. Valentino Rossi e përfundoi garën vetëm në vendin e 7-të me pothuajse 2 sekonda më tepër sesa fituesi i garës teksa Bagnaia regjistroi gjithashtu dhe kohën më të mirë në një xhiro gjatë kësaj gare. Vetë piloti i Pramac Racing theksoi se fakti që këtë herë diferencat ishin shumë të vogla mes pilotëve e bëri që ta shijonte më tepër suksesin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...