Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

E marta dita e Ronaldos, CR7 rikthehet në Continassa pas më shumë se 2-muajsh!

E marta ishte dita e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Sytë e të gjithëve ishin te kampioni i madh portugez i cili u rikthye në qëndrën stërvitore të Juves në Continassa pas më shumë se 2 muajve mungesë. Ronaldo i cili kishte lënë Italinë në datën 8 mars menjëherë pas fitores ndaj Interit, është parë sërish në qëndrën stërvitore të Juventusin në orën 9:21 të mëngjesit për të nisr stërvitjen individuale në terrenet stërvitore të klubit, në pritje të seancave stërvitore kolektive në grup. CR7 u kthye në Torino në fillim të majit dhe pas 2 javësh karantinim në shtëpinë e tij, tashmë e pret një ditë intensive me teste dhe vizita mjekësore dhe menjëherë sa të marrë ok-in mund të punojë me shokët. Nuk do të jetë e vështirë që Ronaldo të fitojë formën optimale duke patur parasysh faktin që edhe gjatë qëndrimit në Madeira e ka mbajtur veten në formë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...