Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kaos te Vllaznia, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen për shkak të pagave të pashlyera. Këtë të enjte futbollistëve u është komunikuar nga administratori Suad Lici se nuk mund të paguhen për dy muajt e qëndrimit në karantinë (u është dhënë paga e luftës nga FSHF), por do të marrin pagat në muajt qershor dhe korrik, pasi do të shtyhet sezoni. Futbollistët, pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, nuk e pranuan këtë propozim, duke bojkotuar stërvitjen.

“Diskutuam me futbollistët për vazhdimësinë, ua bëra të qartë që klubi nuk mund të paguajë një punë të pakryer. Në kushte të jashtëzakonshme kanë marrë një pagë minimale të FSHF-së. Futbollistët më kërkuan që të merrnin së bashku një vendim e si duket nuk janë dakord,” – sqaroi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “FanZone” administratori Lici.

Por çfarë do të ndodhë nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët?

“Nëse futbollistët do të bojkotojnë, do të jemi të detyruar të luajmë me ekipin e të rinjve. Lojtarët kanë kontratë dikush deri në fillim të qershorit e një pjesë e mirë deri më 31 maj. Në kërkuam mirëkuptim për ta shtyrë deri në fund të korrikut. Kemi pa likuiduar vetëm muajin shkurt. Muajt mars dhe prill futbollistët t’i marrin në qershor dhe korrik, sigurisht nëse do të biem dakord. Edhe unë kam pesë muaj pa pagë dhe kjo është situatë shumë e vështirë. Ua kam bërë të qartë se për sa kohë që nuk kemi para, sepse Bashkia nuk ka miratuar, s’kemi rrugëdalje.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...