Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Cornelius mposht i vetëm Genoan, Belotti i jep fitoren Torinos

Parma triumfoi me rezultatin e thellë 1-4 në transfertë ndaj Genoas dhe me tre pikët e marra u ngjit në vendin e shtatë të renditjes, duke e bërë edhe më interesante garën për një vend në Kupat e Europës.

Sulmuesi danez Andreas Cornelius ishte heroi i skuadrës emiliane pasi shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën, duke vendosur fatin e sfidës dhe duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes.

Genoa vuajti jo pak lojën e kundërshtarëve dhe në pjesën e parë gaboi edhe një penallti me kapitenin Crisito, ndërsa Iago Falque shënoi golin e vetëm para se Kulusevski të vulosë rezultatin 1-4 në favor të Parmës.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Torino mposhti Udinesen me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Andrea Belotti në minutat e para të takimit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...