Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Klaus Gjasula: Dua të jem lider tek Hamburgu (video)

Në moshën 30-vjeçare në nje botë afatshkurtër si ajo e futbollit, nuk rastis shpesh që te kalojë treni më i rëndësishëm, por kur kalon, ngjitesh, ke dëshirën për te mos zbritur më deri në fund. Klaus Gjasula, pas një karrierë te nisur në ligat e ulëta gjermane, ia ka dalë që mes vuajtjeve e pasionit të nënshkruajë me një ndër klubet më të njohura në Gjermani, siç është Hamburgu, 6 herë kampion i Bundesligës dhe një herë kampion i Europës. Në një lidhje për “Zona Gol“ mesfushori tiranas tregoi emocionet dhe përjetimet për këtë aventurë të re që do të nisë me fanellën e “Die Rothosen”.

Synimet personale lidhen ngushtë me objektivat e skuadrës. Ambicia e Gjasulës është që të rikthehet në Bundesligë së bashku me Hamburgun. Skuadra nga veriu i Gjermanisë do të nisë sezonin e tretë radhazi në ligen inferiore.

Përfaqësuesja shqiptare do të rikthehet të luajë në shtator, kombëtarja i ka munguar tej mase “gladiatorit” kuqezi.

Klaus Gjasula si tifoz i deklaruar i Tiranës për të evituar çdo surprizë të pakëndshme nuk dëshiron ta urojë skuadrën bardheblu përpara se titulli të marrë formë zyrtare.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...