Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

ATP Finals, Djokovic mposht lehtësisht Schwartzmanin

Novak Djokovic fiton lehtë 2-0 me sete (6-3, 6-2) ndaj Diego Schwartzmanit në takimin e parë të grupit “Tokyo 1970” në finalet e ATP 2020 në vetëm 1 orë e 19 minuta lojë. Numri një në botë e mori setin e parë pa shumë vështirësi, edhe pse u thye në shërbim në game-n e tretë. Argjentinasi nuk përfitoi nga kjo epërsi, pasi humbi me shërbimet e tij në game-n e katërt dhe të tetë, duke e humbur 6-3 setin.

Në setin e dytë, Diego Schwartzman, praktikisht u dorëzua që në start, me Nolen që bëri lehtësisht detyrën, duke e marrë edhe këtë set me diferencë 6-2.

Një sukses ky që e bën Nolen një nga pretendentët e grupit të “Tokyo 2020”, për të pretenduar më pas triumfin përfundimtar (nuk e ka fituar ATP Finals që nga viti 2015). Ndeshjet e ATP Finals transmetohen çdo ditë nga SuperSport në orën 15:00 dhe 21:00.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...