Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija merr fitoren e 3-të rresht dhe shkon në +4, Shkupi ndalet nga Vardari!

Shkëndija nuk fali as në javën e 16-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, por bëri detyrën ndaj Belasicas në Tetovë duke fituar pastër me rezultatin 2-0. Fitorja e 3-të radhazi për skuadrën e Gjokës në kampionat, me Shkëndijën që u shkëput në krye duke e çuar në 6 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt që është Shkupi me skuadrën tjetër shqiptare që ngeci në një barazim 1-1 përballë Vardarit. Golat për Shkëndijën nga një për çdo pjesë u realizuan nga mbrojtësi Egzon Bejtulai dhe sulmuesi kryesor Besart Ibraimi. Një gol i të përhershmit gambianit Darboe që është kryegolashënues i kampionatit me 16 gola, 2 më shumë se Ibraimi, pak para fundit i evitoi humbjen Shkupit në derbin ndaj Vardarit që u mbyll në barazim 1-1. Përsa i përket skuadrave të tjera shqiptare që luajnë në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, në ndeshjet e raundit të 16-të, Struga barazoi 0-0 ndaj Sileksit në transfertë ndërkohë që Renova u mposht 3-1 në transfertë ndaj Rabotnickit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...