Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dështoi te Reali, sulmuesi serb kthehet në Bundesligë

Luka Jovic do të largohet së shpejti nga Real Madridi për t’u transferuar në formë huazimi tek Eintracht Frankfurti, skuadra që e shiti te “Los Blancos” në këmbim të 60 milionë eurove. Gjashtë muajt e ardhshëm, sulmuesi serb do të luajë tek ekipi që e bëri të njohur, pasi dëshiron të ketë minuta në këmbë për të kapur formën e dikurshme.
Marrëveshja është mbyllur praktikisht, megjithëse mungojnë disa detaje që largimi i tij të finalizohet. Me Eintrachtin Jovic pati një sezon të shkëlqyeshëm 2018-19, duke bërë përshtypje në kontinent me 27 gola, shifrat që e ndihmuan të nënshkruante me Real Madridin atë verë. Largimi i Jovicit e lë Marianon si alternativën e vetme për pozicionin e numrit 9 të pastër, që mbahet nga Karim Benzemasa.
Këtë sezon Jovic ka luajtur vetëm 200 minuta mes katër ndeshjeve të LaLigas dhe një në Champions League.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...