Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Roma turpërohet nga Spezia, Ismajli fiton derbin kuqezi me Kumbullën

Tjetër zhgënjim për Romën pas disfatës së rëndë në derbi me Lazion. Skuadra verdhekuqe u eliminua nga Spezia në Kupën e Italisë me rezultatin 2-4 pas 120 minutave lojë. Një dështim i papranueshëm për ekipin e Fonsecas, që largohet para kohe nga kompeticioni, edhe pse shorti i kishte rezervuar një kundërshtare relativisht të lehtë.

Roma e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën me Spezian, duke pësuar dy herë brenda çerek ore lojë. Takimin e zhbllokoi Galabinov nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Cristantes, ndërsa në të 15-tën dyfishoi Saponara, i shërbyer në këtë rast nga autori i golit të parë.

Në fundin e pjesës së parë, Pellegrini i Romës shkurtoi diferencën me 11-mëtërsh, për të ardhur më pas tek minuta e 73-të, kur Mkhitaryan barazoi 2-2. Gjithsesi, brenda kohës së rregullt dhe në gjashtë minutat shtesë rezultati nuk ndryshoi, kështu që për të përcaktuar fituesin do të luheshin edhe dy pjesë nga 15 minuta.

Sapo nisi 15-minutëshi i parë shtesë, Mancini u tregua i pakujdesshëm në ndërhyrje, duke marrë kartonin e dytë të verdhë e pak çaste më vonë edhe portieri Lopez gaboi rëndë në dalje, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq. Spezia, në superioritet numerik (dy lojtarë më shumë), mundi të shënonte golin e tretë me Verden në minutën e 107-të, ndërsa në të 19-tën Saponora sigloi të katërtin me një parabël. Roma e pati të pamundur ta ndryshonte fatin e ndeshjes, duke dalë kokulur nga Kupa e Italisë, vetëm pak ditë pas disfatës së rëndë në derbi me Lazion.

Në këtë takim pati një derbi mes mbrojtësve kuqezi Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli, të dy titullarë, por në fund, kuptohet, festa ishte për futbollistin e Spezias, që në çerekfinale do të përballet me Napolin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...