Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Nga terri, në agim”, Eraldo Çinari “bomber” i Partizanit

Çinari që vendos supersfidën, Çinari që shënon, Çinari që ngjit në klasifikim Partizanin, që falë tij fluturon duke rritur euforinë për titull.  Nëse sot duket diçka normale, në fakt është një histori e veçantë, një dritë në fund të tunelit pikësëpari për sulmuesin, që deri para pak kohësh jetonte në një tjetër realitet…

Korrikun e kaluar Partizani dhe Eraldo Çinari merrnin një goditje të fortë. Klubi ndëshkohej me pezullim të merkatos për një vit, 80 mijë euro gjobë, sulmuesi 4 muaj pezullim. FIFA i ndëshkonte duke e konsideruar të parregullt transferimin e shkodranit në vitin 2018 te të kuqtë nga Vllaznia në një mish-mash lëvizjesh që përfshinin kalimin e tij te Alaves dhe më pas huazimin te Istria.

Një rrufe në qiell të hapur, që prishte planet e klubit, ndërsa për Çinarin, përtej pezullimit, edhe një situatë që e vinte në qendër të një skandali që i kishte sjellë një dëm të madh klubit. Pika zero, megjithatë Çinari nuk e humbi durimin dhe klubi aq më pak. Pa shumë bujë, të bindur në pafajësinë e tyre, nisën një beteje ligjore, që përfundoi me triumfin e madh. Janarin e shkuar Partizani u bë i pari klub shqiptar që fitonte një gjyq në KAS, zhbllokim i merkatos dhe leje e aktivizimit për shkodranin. Nuk humbi kohë, debutimi sezonal në 21 janar në derbin me Tiranën dhe kush e vendosi!

Riktheu Partizanin te një fitore në derbi që i mungonte prej më shumë se një viti. Në kampin e kuq, sidomos në sulm, konkurrencë e ashpër, por 24-vjeçari prej kohësh e priste këtë rast dhe nuk e humbi. Që nga ai 21 janar, 5 ndeshje dhe 3 gola, të gjithë vendimtarë, përkthehen në 9 pikë për Partizanin, ndaj Bylisit në fitoren 2-1 dhe së fundmi ndaj një rivali direkt si Kukësi.

Partizani është 4 pikë larg Vllaznisë, Cinari blerja më e mirë e të kuqve, kush do ta imagjinonte para dy muajsh, ndoshta askush përveç vetë sulmuesit, që tani shijon momentin e ëndërruar, momentin e lavdisë dhe dritën pas një tuneli të frikshëm errësire.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...