Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjilani dhe Ballkani ndahen në paqe, Prishtina mposht kampionët

Në Superligën e Kosovës u luajtën këtë të mërkurë tri ndeshjet e para të javës së 21-të, me protagonistë në fushë ekipet e pjesës së sipërme të renditjes. Ballkani kryesues iu afrua shumë suksesit në fushën e Gjilanit, pasi kryesoi për pak minuta me gol të Zekës, por “skifterët” arritën të barazonin me Nikac, duke shmangur kështu humbjen (1-1).

Prishtina fitoi më shumë terren në garën për titullin, pasi iu imponua 2-0 Dritës, kampione në fuqi, në “Fadil Vokrri”. Golat për ekipin kryeqytetas i realizuan Bekteshi dhe Bardhoku.

Trepça ’89 fitoi me rezultat minimal ndaj Llapit, falë golit të palestinezit Mohamad Darwish. Për mitrovicasit ishte suksesi i dytë radhazi, këtë herë përballë një rivali direkt në tabelën e klasifikimit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...