Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzig nuk i ndahet Bayernit, fiton me përmbysje ndaj Gladbach!

Leipzig nuk i ndahet Bayernit dhe mban gjallë shpresat për të fituar titullin e saj të parë në histori në Bundesliga, falë një suksesi fantastik me përmbysje ndaj Borussia Monchengladbach. Skuadra e Julian Nagelsmann edhe pse e pa veten në disavantazh të dyfishtë pas golave të Hoffman me penallti dhe Marcus Thuram, pas vetëm 19 minutash, arriti të realizonte tre herë në fraksionin e dytë. Fillimisht Leipzig-ut iu anulua një gol nga sistemi VAR në minutën e 50-të për prekje të topit me dorë nga Sorloth. Por shumë shpejtë vendasit gjetën golin që ngushtoi diferencën në 1-2 me Nkunku në minutën e 57-të, ndërkohë që danezi Poulsen në të 66-ën dhe shtatlarti norvegjez Sorloth në të 93-ën arritën të realizonin dy golat që e kthyen rezultatin në favor të Leipzig, për një fitore të madhe me shifrat 3-2 të skuadrës së Nagelsmann që e mbajti Leipzig vetëm 2 pikë pas Bayernit kryesues.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...