Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Përparësia jonë, vrulli dhe energjia e të rinjve

Fitorja me Skënderbeun ka sjellë qetësi në kampin e Kastriotit, që tani pothuajse është i zhveshur nga objektivat, por jo nga synimi për të provuar të ngjitet dhe më tej në renditje, aq më tepër që përballë do të ketë Tiranën. Një garë sportive, që Ndreu e krahason me një betejë, edhe pse pranon se ekipet që gjenden mbi krutanët qëndrojnë më lart në cilësi.

Lufta vazhdon, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo ndeshje. Kampionati po bëhet më i vështirë, skuadrat që janë mbi ne duhet ta pranoj janë më cilësore dhe bëhen shumë agresive për të marrë pikët.  Luajmë në fushën tonë dhe mendoj se do të jemi në nivelin e atyre ndeshjeve të mira që kemi zhvilluar.

Me kalendarin e ngjeshur, frymëmarrja për titullarët është e rëndësishme dhe ndaj Tiranës mund të ketë disa ndryshime.

Ndeshjet po luhen nga dy në javë, kështu që është e domosdoshme të bëhen ndryshime në formacion për të ruajtur freskinë, duke u dhënë mundësi atyre që kanë luajtur më pak.  

Por Ndreu, gjithsesi, shprehet me plot besim se kushdo që do të zbresë në fushë do të dijë të japë më të mirën dhe freskia e ekipit do të jetë plusi i Kastriotit.

Te gjithë lojtarët janë në nivel të mirë, kemi me dy tri mungesa të vogla. Ata që do të aktivizohen, do të japin maksimumin. Përparësia jonë do të jetë vrapimi. Kemi lojtarë të rinj me energji dhe vrull, ndaj kam besim që në këtë ndeshje do të dalim me fitore.

Prej disa sezonesh Kastrioti luan jashtë shtëpisë dhe çështja e impiantit është një temë delikate në klubin krutan.

Një çështje shumë e rëndësishme është ajo e stadiumit. Bashkiak në bashkëpunim me presidentin, i kanë bërë hapat e duhur dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për të filluar punën. Me sa kemi dëgjuar, është në përfundim.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...