Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona e largoi me një “e-mail”, futbollisti brazilian ndihet i ofenduar

Merkatoja e futbollistëve prodhon shumë histori, që përfundojnë “me tym të bardhë” apo me prishje të papritur të kontratave. Historia e Matheus Fernandes me Barcelonën i përket kategorisë së dytë, me klubin “blaugrana” që ka zgjidhur kontratën me mesfushorin brazilian (më vonë iu bashkua Palmeirasit).

Befasuese në këtë histori nuk është aq shumë mbyllja e përvojës “blaugrana” e Matheus Fernandes, i blerë në janar 2020 nga Palmeiras dhe i huazuar për 6 muajt në vijim te Valladolidi, por mënyra sesi ndodhi. Në fakt, duket se drejtuesit e Barçës ia kanë komunikuar vendimin lojtarit përmes një “e-mail”-i të thjeshtë.

Një mënyrë e nxituar dhe joprofesionale e të bërit të gjërave, siç deklaroi vetë braziliani në një intervistë për “Globoesporte”:

“Unë nuk dija asgjë dhe, kur mora lajmin, nuk e besova. Drejtuesit më pyeti nëse kisha ende të njëjtën “e-mail”. Për momentin nuk e kuptova, ia nisa “e-mail”-in avokatit tim dhe më tha se më kishin larguar. Në çdo biznes mund të ndodhë që punëdhënësi të të thotë se nuk bën për të, por duhet biseduar. Nuk e di se çfarë po ndodh te Barcelonë, edhe shokë të tjerë u larguan në këtë mënyrë. Mendoj se qëndrimi ishte joprofesional.”

Një përvojë që përfundoi në mënyrën më të keqe, e cila vërteton gjithashtu se Barcelona nuk po kalon një periudhë të shkëlqyer sa i përket mënyrës së drejtimit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...