Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

DORDRECHT, NETHERLANDS - DECEMBER 12: (L-R) Arsenio Valpoort of FC Dordrecht during the Dutch Keuken Kampioen Divisie match between FC Dordrecht v NEC Nijmegen at the Riwal Hoogwerkers Stadium on December 12, 2020 in Dordrecht Netherlands (Photo by Pim Waslander/Soccrates/Getty Images)

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur. 28-vjeçari tulipan vjen nga kampionati qipriot teksa në sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Ermis në elitën e futbollit të shtetit ishullor me të cilët u aktivizua në 15 takime duke realizuar dhe 2 gola. Valpoort nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë në treg ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur te Herenveen me të cilët ka debutuar edhe në Eredivisie ndërkohë që në Holandë ka spikatur më shumë me skuadrat e RKC Waalwijk dhe Almere City në Eerste Divisie.

Në karrierën e tij Valpoort ka shëtitur shumë teksa është aktivizuar edhe me Ferencvaros në Hungari, Beitar Jerusalem në Izrael, Busan IPark në Korenë e Jugut dhe Roeselare në Belgjikë. Te Teuta Valpoort do të zëvendësojë Taulant Seferin i cili pas ndeshjeve të Europës do të rikthehet te Tirana por edhe Blerim Krasniqin që ka gjetur pak hapësira dhe me shumë gjasa do të transferohet te Gjilani në Superligën e Kosovës. Ndërkohë drejtuesit e klubit bregdetar kanë arritur akordin me Bylisin edhe për afrimin e Pano Qirkos. Gardiani i cili spikati me ballshiotët sezonin e shkuar do të transferohet te Teuta për një vlerë financiare që nuk bëhet e ditur ndërkohë që ballshiotët do të ruajnë edhe një përqindje të kartonit në rast rishitjeje në të ardhmen. Te djemtë e detit Pano Qirko do të marrë vendin e Stivi Frashërit i cili pas ndeshjeve të Europës do të transferohet te Ballkani në Kosovë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...