Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Nedim Bajrami i shënon Romës, por goli i tij nuk i vlen Empolit (video)

Nedim Bajrami shënon golin e tij të gjashtë në këtë sezon në Serinë A. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Empolit në elitën e futbollit italian e tundi rrjetën në minutën e 72-të të sfidës me Romën, e cila u mbyll me fitoren 2-4 të skuadrës së drejtuar nga Mourinho.

Në fakt, finalizimi i Bajramit ishte i fundit i ndeshjes, në minutën e 72-të pas bashkëpunimit me Henderson, dhe më shumë vlejti për të përmirësuar shifrat në aspektin personal, pasi skuadra toskane nuk pati forca për të shënuar gola të tjerë. Roma. Në fakt, e kishte mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, pasi kishin shënuar Abraham dy herë, Oliveira dhe Zaniolo.

Para se të shënonte futbollisti kuqezi, për Empolin kishte realizuar Pinamonti. 22-vjeçari u aktivizua titullar nga trajneri Andreazzoli dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit. Përveç golave në kampionat, Bajrami e ka tundur rrjetën në dy raste edhe në Kupën e Italisë, duke u konfirmuar pjesë e rëndësishme e skuadrës së Empolit.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...