Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Gjermanit Thuchel “i ikën mendja” nga gjyqtari: E pashë që “zgërdhihej” me Ancelottin

Thomas Tuchel nuk ishte aspak i lumtur në fund të ndeshjes së kthimit me Realin e Madridit, në “Santiago Bernabeu”, në gjysmëfinale të Championsit.

Chelsea e kishte në dorë kualifikimin, pasi shënoi tre gola, por nuk mundi ta ruante këtë epërsi. Krenar për lojtarët e tij, por i lënduar nga gabimet që kushtuan shumë… dhe nga qëndrimi i gjyqtarit Marciniak.

“Shënuam katër gola në dy ndeshje dhe kemi pasur më shumë raste, por ishim të pafat. Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë dy gabime. Momenti më i rëndësishëm i lojës ishte gabimi ynë. Në ndeshje si kjo, duhet pak fat dhe nuk e patëm.

Në kulmin e zhgënjimit, trajneri gjerman e ka të vështirë pranojë qëndrimin e arbitrit kryesor.

“I thashë se jam shumë i zhgënjyer që nuk shkoi ta shihte vetë rastin e golit të anuluar të Alonsos. Kur mbaroi ndeshja, pashë arbitrin duke qeshur me zë të lartë me Ancelottin dhe m’u duk shumë keq. Shkova t’i shtrëngoja dorën pas një disfate të rëndë dhe e gjeta atje duke qeshur me trajnerin rival, me Ancelottin, i cili është një zotëri. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për ta bërë këtë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...