Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Gabime foshnjarake”, Longo: Shumë presion nga mbrapa, këta lojtarë s’i solla unë

Kukësi luajti shumë keq dhe humbi 4-1 ndaj Teutës. Skuadra e Diego Longos ka marrë vetëm 4 pikë në 6 ndeshjet e fundit në kampionat dhe sot i dorëzoi vendin e tretë Partizanit. Trajneri Diego Longo tregoi për “Gol pas Goli”Supersport se çfarë nuk funksionoi sot ndaj Teutës.

Nuk është e drejtë të flas për 7 mungesat, sepse sidomos për ata, por edhe për ata që luajtën sot. Është normale të humbasësh ndaj një ekipi me eksperiencë, që vjet fituan titullin, nëse bën kaq shumë gabime foshnjarake. Humbëm disa raste. Punojmë prej 9 muajsh, por pësuam në atë mënyrë golin e Dacit.

Kjo ndodh kur ka probleme me menaxhimin e presionit, pasi ka shumë presion që vjen nga mbrapa, por nuk do flas tani për ta. Kështu ndodh kur nuk ka kualitet. Kam kërkuar qetësi prej ditës së parë që erdha këtu, por askush nuk më ka dëgjuar. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në dy fazat e para, sepse luanim pa presion.  

Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, i ka ofruar Kukësi. Të gjithë gabojmë, jemi njerëzorë, por nuk mund të marr përsipër përgjegjësi që nuk i kam. Unë punoj për të mirën e klubit.

Nuk mund të them që ata që erdhën në merkaton e janarit nuk janë në nivelin e lojtarëve, por kur ka shumë gjëra këto janë rezultate që ndodhin”, përfundoi Longo.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...