Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Presidenti i Bayernit “sqaron” Lewa-n: S’ikën falas, ku do të përfundonim nëse lojtarët prishin kontratat?

Bayerni i Munihut po punon në shumë fronte në këtë merkato verore. Së pari, duhet të zgjidhë çështjen “Lewandowski” dhe të ardhmen e Gnabry-t, pasi të dy lojtarët do të dilnin të lirë në përfundim të sezonit të ardhshëm. Si sulmuesi polak ashtu edhe gjermani kërkojmë me ngulm të largohen që këtë verë.

Në një intervistë për “Bild”, presidenti i skuadrës gjermane, Herbert Hainer, dha komentet e tij për situatën aktuale të të dy lojtarëve. Ai siguron se Lewandowski nuk do të largohet falas:

“Kontratat janë kontrata. Ku do të përfundonim nëse një lojtar mund të zgjidhë kontratën, ndërsa ne jemi të detyruar ta paguajmë deri në ditën e fundit?”

Ai ka folur edhe për mënyrën sesi polaku e ka njoftuar se do të largohet:

“U habita që Roberti e komunikoi në këtë mënyrë. Unë nuk do ta bëja në këtë mënyrë. Roberti është profesionist. Jam i bindur se do të luajë për ne sezonin e ardhshëm.”

Gnabry ishte një tjetër pikë kryesore e intervistës:

“Ne kemi qenë në bisedime me Serge Gnabry-n për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht, nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por ne jemi duke punuar.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...