Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

FOTO/ Organizatorët e Katar 2022 nuk ofrojnë siguri, LGBTQ+ kërkojnë bojkotimin e Botërorit

Katari nuk ka dalë garant për sigurinë e tifozëve që janë pjesë e komunitetit LGBTQ+ dhe që pritet të udhëtojnë drejt vendit organizator të Botërorit.

Sipas “The Guardian”, Komitetit Suprem, organi që po udhëheq organizimin e Botërorit 2022, nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Pyetjet e bëra për Komitetin e Lartë përfshinin nëse:

“Personat LGBTQ+ do të mbroheshin nga autoritetet e Katarit nëse kërcënoheshin për shkak të seksualitetit të tyre?

Tifozët që mbanin flamuj me ylber do të lejohen t’i marrin ata në stadium?

Komiteti i Lartë do të mirëpresë në mënyrë specifike njerëzit LGBTQ+ si vizitorë të Kupës së Botës?

Një përgjigje nga komiteti thoshte: “Të gjithë do të jenë të mirëpritur në Katar në 2022, pavarësisht nga raca, prejardhja, feja, gjinia, orientimi seksual ose kombësia”.

Ndërsa rikujtojmë se para disa javësh nga organizatorët e Botërorit u kërkua që të mos kishte shfaqje të dashurisë në vende publike.

“Ne jemi një shoqëri relativisht konservatore, për shembull, shfaqjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë. Ne besojmë në respektin e ndërsjellë dhe kështu, ndërsa të gjithë janë të mirëpritur, ajo që presim në këmbim është që të gjithë të respektojnë kulturën dhe traditat tona.”-ishte një nga deklarata e bëra nga organizatorët e Kupë së Botës Katar 2022.

Ka pasur shqetësime të mëdha për sigurinë e tifozëve LGBTQ+ që do udhëtojnë në Katar për turneun, bisedat midis organizatorëve dhe grupeve të mbështetësve LGBTQ+ kanë ngecur.

Si rezultat i hezitimit të zyrtarëve të Katarit për të komentuar drejtpërdrejt në lidhje me çështjet e tifozëve LGBTQ+, grupet në fjalë, por jo vetëm edhe mbështetës të tyre po kërkojnë të bojkotojnë turneun.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...