Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Vlahovic është më i mirë se Haaland”, presidenti i Federatës Serbe e tepron

Erling Haaland dhe Dusan Vlahovic janë dy ndër sulmuesit e rinj më të mirë në futbollin europian. I pari feston 22-vjetorin e lindjes 17 ditë më vonë, ndërsa i dyti i mbushi në janar.

Lojtarët e lindur në vitin ‘2000 janë pjesë e Manchester City dhe Juventus, që shpenzuan nga 60 dhe 81 milionë euro për t’i marrë nga Borussia Dortmund dhe Fiorentina.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Nenad Bjekovic theksoi në një prononcim për mediet italiane se goleadori i bardhezinjve është më i mirë se bomberi viking, i cili është gati të nisë sezonin e parë me kampionët e Anglisë.

Vlahovic është lojtar më i mirë dhe më i kompletuar se Haaland. Norvegjezi ka një fuqi shkatërruese, por Dusan nuk është aspak inferior karshi tij, është sulmues më i fortë. Edhe sa i përket gjatësisë, diferenca mes tyre është tepër e vogël.

Sulmuesi i Juventusit është më i gjithanshëm, shumëllojshmëria e goditjeve dhe stili i tij i lojës e bëjnë superior kundrejt Haaland. Juventusi është klubi ideal për të”, deklaroi kreu i futbollit serb.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...